Ish-deputeti i Partisë Demokratike Çlirim Gjana është përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ me nënkryetaren e Kuvendit, Emornela Felaj për çështjen e Presidentit.
Felaj tha se opozita nuk ka sjellë emër kandidati, ndaj sipas saj ndodhi ngërçi në tre raundet e para. Nga ana tjetër, Gjana është shprehur ashpër teksa Felaj tentoi ta ndërpriste.
Debati:
Felaj: Formalisht Kuvendi I Shqipërisë është në rregull. Grupi parlamentar është ai që njihet. Ata përfaqësohen në Konferencën e Kryetarëve, edhe deputetë të tjerë janë përpjekur të hynë në negociatë. Ajo që ka ndodhur ka qenë mosdakordimi I opozitës për një emër kandidati.
Gjana: Mbylle, na le të flasim. Mos më ndërprit. Mbylle na le të flasim.
Felaj: Evito fjalën mbylle.
Gjana: Të mbështetesh te dy figura politike, ça përfshirje është këtu. Ai këtë e ka ditur që në krye të herës që do e zgjedhë vetë.