Një shqiptar ka qëlluar me thikë ish-bashkëshorten e tij në Francë. Shqiptari i cili ishte dëbuar prej 2 vitesh nga Franca, ka arritur të futet ilegalisht në këtë shtet vetëm që t’i merrte jetën ish-gruas së tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në sy të djalit të çiftit tashmë të divorcuar ndërsa Gjykata në Francë e kishte dënuar më herët për dhunë në familje dhe që t’i ndalohet hyrja në territorin francez për 2 vite. 53-vjeçar shqiptar ishte dënuar tashmë për dhunë ndaj bashkëshortes korrikun e kaluar, madje dhe ishte burgosur, më pas ai ishte deportuar në Shqipëri në shtator.
Po ashtu, edhe djali 16-vjeçar mbeti i plagosur teksa tentoi të mposhtte dhe çarmatoste të atin për të shpëtuar të ëmën.
Përkundër provave, shqiptari ka mohuar çdo tentim vrasje. Ai pretendoi probleme mjekësore që e kishin bërë atë “jashtë kontrollit”, megjithatë është dërguar në burg.