Rina Balaj, së fundmi ka vendosur që të ndajë me fansat në “Instagram” një fotografi nga mbrëmja e saj e maturës.
Reperja ka zbuluar se hera e parë kur ka lyer flokët, ka bërë thonjtë dhe make-up, ka qenë pikërisht për mbrëmjen e saj të maturës.
Ndërkohë kujtojmë se reperja ka treguar më herët se i pëlqen të eksperimentojë edhe me ngjyrën e flokëve herë pas here.
Madje në daljet e saj publike e kemi parë me flokë në ngjyrë jeshile, të kuq e portokalli.
Ndërsa lidhur me jetën e saj sentimentale, Rina prej kohësh po shijon romancën me reperin, Sin Boy.