Pas sanksioneve të BE-së kundrejt saj, vjen dhe lëvizja e radhës e Rusisë. Në një paralajmërim Moska zyrtare shprehet se do të gjejë importues të tjerë për naftën e saj. Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov ka ripostuar në Twitter statusin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ai shkruan: “Siç tha me të drejtë ajo dje, Rusia do të gjejë importues të tjerë. Vlen të përmendet se tani ajo kundërshton deklaratën e saj të djeshme. Ndryshimi shumë i shpejtë i mentalitetit tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë.