Janë publikuar pamjet nga momenti i sekuestrimit të dy cisternave greke në Gjirin Persik nga forcat iraniane.
Anija “Delta Poseido” me një ekuipazh prej 25 personash, duke përfshirë dy grekë, ndërsa anija “Prudent Ëarrior” ka ekuipazh prej 23 personash, midis tyre 8 grekë dhe një qipriot.
Autoritetet iraniane sekuestruan dy anije greke të shtunën e 28 majit, kur dy helikopterë të marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet dhe dërguan cisternat në ujërat territoriale iraniane. Marrja peng e ekuipazhit u dënua dhe nga sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Gjatë një bisede me homologun grek NIkos Dendias ai u shpreh që Irani duhet të lirojë menjëherë anijet, ngarkesën dhe ekuipazhet.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...