Studiuesi dhe jurist i së drejtës ndërkombëtare, Agron Alibali komentoi çështjen e detit me Greqinë.
Ai tha se sipas konventës së detit, mosmarrëveshjet e tilla zgjidhen përmes negociatave dhe pastaj kalohen në Gjykatën e Hamburgut, tribunalin e Hagës ose Arbitrazh. Gjithashtu ai theksoi se do të ishte më mirë që të shkonte çështja në Hamburg sepse ka precedentë më pozitivë dhe se mbulon kostot për vendet pjesëmarrëse.
“Sipas konventës së detit, mosmarrëveshjet e tilla zgjidhen përmes negociatave dhe pastaj kalohen në Gjykatën e Hamburgut, tribunalin e Hagës ose Arbitrazh. Unë kam shprehur më parë që forumi më i përshtatësh do të ishte tribunal i Hamburgurt. Si duket në takimin e tetorit 202, u dakordësua për Hagën. Çdo gjë është e negociueshme, madje edhe në se palët do të shkojnë në një forum ndërkombëtar ata mund të kthehen. Hamburgu ka një specifikë interesante dhe ka precedentë shumë të fuqishëm. Hamburgu ka edhe një anë pozitive sepse u mbulon shteteve palë edhe kostot e përfaqësimit. Përplasja juridike do të ketë një kosto juridike jo të ulët. Prandaj nuk do të kishte asnjë të keqe që të shkonin në Hamburg palët. Në vitin 2020 Greqia nuk kishte realizuar zgjedhim nga 6 deri në 12 milje në detin Jon. Nuk do të ishte e drejtë që 2-3 muajve pas këtyre negociatave, Greqia të zgjerojë me 6 milje hapësirën e detit të saj, sepse duhet të ishin pjesë e negociatave”, u shpreh Alibali.