Pas denoncimit nga Sindikata e Policëve të vdekjes së një gardiani në burgun e Shënkollit, vjen dhe reagimi i institucionit ku punonte efektivi. Në një reagim burgu i Shënkollit, shprehet se 62-vjeçari Gjovalin Frroku nuk ka kërkuar të largohet për një mjekim të specializuar. Burgu thekson se efektivi ka humbur jetën pak pasi përfundoi punën dhe s’ka kërkuar të largohet për mjekim të specializuar.
“Polici kërkoi ndihmë, nuk ishte ndjerë mirë. Mjeku nuk konstatoi probleme shqetësuese. Përfundoi punën dhe pak më vonë humbi jetën. S’ka kërkuar të largohet për mjekim të specializuar.”- shkruhet ndër të tjera në reagimin e Drejtorisë së burgut të Shënkollit.
Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve thuhet se Polici i burgut të Shenkollit mbërriti ne punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundonte në orën 06:30 minuta.
Sakaq gjatë marrjes së detyrës dhe dhënies se instruktazhit ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim apo problem shëndetësore.
“Ka qene ora 03:30 minuta, kur ai ka telefonuar specialistin e informacionit duke kërkuar ndihme mjekësore pasi nuk ndihej mire. Brenda 5 minutash, specialisti i informacionit, mjeku dhe ndihmës mjeku i kanë shkuar në ndihmë.
Mjeku që ka kryer viziten nuk ka konstatuar probleme shqetësuese për të cilin ai duhej zëvendësuar e për pasojë ai ka vijuar të qendroje në punë deri në orën 7:11 minuta dhe pasi ka dorëzuar punën, në orën 7:12 minuta është larguar.
Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqsuar dhe pasi është dërguar ne Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë.”
Në lidhje me këtë ngjarje reagoi edhe Sindikate e punonjësve të policisë së burgjeve.
Në reagimin e tyre mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda për këta punonjës.