Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se do të synojnë të mbledhin më shumë se 3/5 të votave për votimin e presidentit në Kuvend. Ai deklaroi se nuk do të pranojnë asnjë diskutim me grupin e Sali Berishës, duke e cilësuar atë një katran me bojë.
Balla nënvizoi se ditën e nesërme në konferencën e kryetarëve do të propozojnë edhe afatet për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit që pritet të dalë nga votat e PS, pasi opozita nuk propozoi asnjë kandidat.
“Kontributi në proces është me propozime konkrete. Nesër do të kemi një mbledhje të konferencës së kryetarëve dhe më pas deri nesër do të kemi edhe ne kohën e nevojshme për të propozuar nesër raundin e katërt dhe shpresoj që raundi i katërt të jetë edhe raundi përfundimtar i zgjedhjes së presidentit. Nesër do jemi bashkë si në fillim të procesit. Do vazhdojmë të diskutojmë me grupet parlamentare që të garantojmë mbështetje sa më të gjerë. Pse të mos synojmë që të kemi një kandidaturë që të marrë më shumë se 3/5 të votave. Për Katranin me bojë e kam thënë se meqë jam në këtë pikë më lejoni të sqaroj një element që krijoi një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve…”, u shpreh Balla.