Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Durrës, për shkak se kishin përshtatur lokalin për konsumimin e lëndëve narkotike. Personat e arrestuar janë Vladimir Kokomani, Besmir Isedisha, Leonard Kokomani.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.