Ish-kandidati për president në Egjipt, Abdel Monem Abul Futuh, është dënuar me 15 vite burg për minimin e sigurisë së shtetit.
Sipas mediave të huaja, ai u arrestua gjatë kthimit të tij nga Londra, ndërsa gjatë një interviste në atë kohë kritikoi qeverinë dhe bëri thirrje për një abstenim në zgjedhjet presidenciale, zgjedhje të cilat çuan në rizgjedhjen e Abdel Fattah al-Sisi,.
Avokati i tij mbrojtës, Khaled Ali , një figurë në të majtën egjiptiane dhe një ish-kandidat presidencial, vendosi të përdorë armët e mekanizmave të zotit Sisi për të mbrojtur klientin e tij.
Por mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë qenë të kujdesshëm ndaj këtij gjesti, duke thënë se deri më tani ka sjellë vetëm lirimin e rreth 40 të burgosurve politikë.
Abul Futuh kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...