Pas kërcënimeve se do qëllonte me armë në shkollën e tij, një 10-vjeçar në Florida ka rënë në prangat e policisë. 10-vjeçari Daniel Isac Marquez u arrestua të shtunën pasi dërgonte mesazhe me telefon se do të qëllonte me armë në shkollë.
Arrestimi i tij vjen pesë ditë pasi një 18-vjeçar qëlloi me armë në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë 19 nxënës dhe dy mësuese. Sipas zyrës së Sherifit të Qarkut, 10 vjeçari është nxënës i klasës së pestë, në shkollën fillore Patriot, në Cape Coral, Florida.
Sipas tij, sjella e djalit është e tmerrshme duke marrë parasysh dhe masakrën që ndodhi disa ditë më parë.
“Tani nuk është koha për të narrë parasysh moshën e tij. Ky djalë bëri një kërcënim dhe tani opo vuan pasojat,” deklaroi sherifi, raporton Mail online.