Reshjet e dendura të shiut të cilët zgjatën vetëm pak minuta mjaftuan që të përmbysnin Lezhën dhe të bllokonin qarkullimin e mjeteve në këtë qark. Në pamjet e mëposhtme duket qartë sesi rrugët dhe lagjet e qytetit të Lezhës janë përmbytur.
Uji vërshoi në mënyre të menjëhershme, duke deportuar në disa biznese dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve.
Situata më problematike u krijua përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, rrugën pranë shkollave, bllokun e banimit në zonën “11 janari” dhe 11.2 hektarë të lagjes “Besëlidhja”.
Niveli i ujit arriti në rreth 30 cm dhe lëvizja ishte mjaft e vështirë.