Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po dëshmon se pse është kaq popullor dhe i dashur në popull pasi pas 3 muajsh luftimi jashtë qytetit të Kievit.
Zelensky ka qënë prej kohësh nën shënjestrën e inteligjencës ruse por kjo nuk e ka ndalur atë të jetë në terren për të takuar njerëzit dhe për t’i mbështetur në një luftë e cila po sjell efekte të forta në ekonominë botërore. Sipas BBC, Zelensky zhvilloi një vizitë në frontin e luftës në qytetin e Kharkiv ku takoi ushtarët ukrainas.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për shërbimet që keni bërë. Të gjithë ju rrezikoni jetët tuaja për vendin tonë” – i tha Presidenti ushtarëve ukrainas.
Qyteti i Kharkivit ka qenë një prej shënjestrave kryesore të Rusisë që prej fillimit të luftës, ku mijëra njerëz janë vrarë ndërsa shumë ndërtesa janë shkatërruar.