Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Interpelanca është futur në rendin e ditës së Kuvendit dhe do të zhvillohet në seancën e radhës plenare, nesër, të hënën.
Mësohet se interpelanca ka të bëjë me dhënien me qira dhe koncesion të pronave të bazave të ushtrisë. Ministri i Mbrojtjes do të japë shpjegime në Kuvend për konstatimet e deputetit demokrat.
Ditën e nesërme, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca plenare. Sipas njoftimit zyrtar, në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Ndërsa, në orën 11: 00 do të vijojë seanca plenare, e cila në rendin e ditës do të ketë çështjet e parashikuara në Kalendarin e Kuvendit.