Balerini Ilir Shaqiri, dhe bashëkshortja e tij aktorja italjane Emanuela Morini, janë martuar ditën e djeshme. Çifti ka zgjedhur një ceremoni në një restorant pranë bregdetit në Durrës. Mësohet se pjesë e gëzimit të tyre kanë qenë më shumë se 100 të ftuar.
Në videot e mëposhtme Iliri duket më i lumtur se kurrë teksa shijonë këtë dasëm. Emanuela shihet duke kërcyer me ilirn, me një veshje tradicionale shqiptare. Shihet se kërcimin e kishte me nënën e tij, emblemën e baletit shqiptar Mukades Erebara.
Përzgjedhja për të zhvilluar dasmën e tyre, dyshja nuk e kanë caktuar rastësish pasi dje Emanuela ka patur ditëlinjdjen, dhe duke se i kanë lënë dy gëzime në një ditë.
Iliri dhe Emanuela, janë martuar për herë të parë në Itali, dasma e tyre e parë ka qenë shume e vogel me rreth 20 persona. Gjatë qëndrimit të tij në shtëpin e “ Big Brotherit” ai shprehu dëshirën se donte të bëntë një dasëm tradicionale, të madhe në Shqipëri.