Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Moska është e gatshme të vazhdojë bisedimet e paqes me Kievin. Deklaratën Putin e bëri në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Putin fajësoi Ukrainën për ndërprerjen e negociatave duke theksuar se bisedimet e paqes “janë pezulluar për shkak të Kievit”.
Macron dhe Scholz i kërkuan udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të lirojë 2500 luftëtarët e Azovstal dhe të angazhohet në rifillimet e negociatat të drejtpërdrejta dhe serioze me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...