Pas lajmit të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani vjen dhe reagimi i parë nga radhët e socialistëve. Deputeti socialist, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar figurën politike të ish-presidentit si një politikan serioz dhe një figurë e rëndësishme e PD-së.
“Me keqardhje mesova ndarjen nga jeta te Bujar Nishanit, ish President i Republikes.
Kemi bashkepunuar ne vitet 2005-2009 ne drejtim te Komisionit te Sigurise Kombetare ne Kuvend.
Eshte rasti te kujtoj nje vizite te asaj kohe bashke me kolegun Nishani ne SHBA, kur zhvilluam takime ne Komisionet e Sigurise ne Senat dhe Kongres, ne Pentagon, ne CIA, ne Departamentin e Shtetit etj.
Ishte politikan serioz. Nje figure e rendesishme ne PD.
Si President respektoi Kushtetuten.
Ngushellime familjes, kolegeve dhe Partise Demokratike!”, ka shkruar ai.