Pak ditë para koncertit që do të zhvillojë në Prishtinë, Dua Lipa nëpërmjet një statusi në Facebook, ka falenderuar organizatorët e koncerit, pasi paratë e fituara nga shitja e biletave do t’i dorëzohen një fondacioni për bamirësi që është krijuar nga veta këngëtarja.
Ajo gjithashtu ka thënë se mezi pret që të vijë në Kosovë.
“Faleminderit krejtve, organizatoreve dhe perkrahesve qe e kane bo te mundshme organizimin e koncertit e ne te njejten kohe jane duke ndihmuar Fondacionin Sunny Hill. Ju jam shume e lumtur qe e keni perkrahe kete ide. Faleminderit nga zemra vullnetareve qe po doken shume bukur. E di qe Kosova e Prishtina gjithmone jane me mu, kudo qe shkoj. Mezi po pres me ardh n’vendim tem edhe mu knaq shume n’koncert, e kete kenaqsi e bon shume ma te madhe fakti qe ky koncert ne te ardhmen ka me ju ndihmu artin dhe kulturen ne Prishtine dhe Kosove. Shihemi shume shpejte. Ju dua shuuuume!” ka shkruar ajo.