Pas njoftimit se ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë ditën e sotme, kanë ardhur reagimet e para në lidhje me këtë humbje. Një reagim ka ardhur edhe nga ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllimet duke thënë se do ta kujtojë Nishanin si një njeri të urtë dhe me integritet të lartë.
“Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon për gjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!”