Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist në Asamblesë Parlamentare të NATO.
Mësohet se Kodheli u zgjodh kryetare pas një votimi unanim të plotë. Në Vilnius të Lituanisë po mbahet Sesioni i Pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO.
Në fokus të këtij sesioni, i cili ishte parashikuar të mbahej në Kiev po diskutohet situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigja ndaj agresionit rus.