Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët të mbajtur ditën e sotme, ka reaguar edhe për pjesëmarrjen në zgjedhje kur dy Komisionet menaxhohen nga Alibeaj.
Në fjalën e tij Berisha e ka cilësuar si një lojë të ulët të Ramës me pseudopozitën, ku përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës.
“Loja e ulët e Ramës me pseudopozitën. Përpjekjet janë keqshfrytëzim i Alibeaj dhe Bardhit për të çimentuar pushtetin e krimit të Ramës.”
Së fundmi, ai e ka cilësuar si një lëvizje, ku pas përfundimit të procesit ata janë të gatshëm të mbrojnë parimet që besojnë dhe do ti zbardhin sipas tij. Nga ana tjetër, lojën me pseudo opozitë e ka etiketuar si makabre.
“Kjo është një lëvizje, mbaron procesi dhe jemi të gatshëm të mbrojmë parimet që besojmë dhe do ta faktojmë. Loja me pseudo opozitë është makabër, përpjekja për të lënë Shqipërinë pa opozitë e turpshme dhe antidemokratike.”