“Aventura” e turistëve francezëve që ishin vënë në kërkim të shokut të tij që ishte shkëputur nga grupi, zgjati vetëm pak orë. Asnjë shqetësim për turistin francez, që u raportua se kishte humbur rrugën në Karaburun.
Mësohet se turisti, i cili ishte shkëputur nga grupi dhe kishte humbur kontakt ndërsa gjendeshin në zonën e Karaburunit, është gjetur në gjendje të mirë.
Kishte qenë miku i tij që kishte lajmëruar policinë. Turisti ka dalë vetë në zonën e Llogorasë pasi telefoni nuk i punonte. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.