Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka mbajtur një konferencë për shtyp për përfundimin e finales së UEFA Conference League, që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania”, dhe ku nuk munguan tensionet e përplasjet mes tifozëve.
Në fjalën e tij, teksa vlerëson punën e Policisë së Shtetit për planin e masave, Nano thekson se kanë ndodhur 3 incidente, konkretisht:
-goditja me mjete të forta ndërmjet një grupi të tifozëve të Holandës dhe qytetarëve shqiptarë, për të cilin u arrestuan dy tifozë holandezë;
-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh holandezë;
-përplasja e dhunshme me Policinë e një grupi tifozësh italianë.
Sipas Nanos, nga përplasjet e dhunshme kanë mbetur të plagosur 19 punonjës policie, njëri prej të cilëve me thikë, ndërsa tha se Policia e Shtetit dëboi jashtë vendit, 80 tifozë ultras të skuadrës së Romës.