Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar me shumicë votash Kreshnik Ajazin që mori pjesë për kreun e Prokurorisë së Tiranës, pas largimit të Elisabeta Imerajt. Mësohet se Ajazi është skualifikuar pasi ka mungesë ligjore sepse është drejtues me mandat 3-vjeçar në Prokurorinë e Elbasanit. Përveç Ajazit, në garë ishte edhe Arenc Çela, i cili tashmë është i vetmi person në garë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh përcaktoi si drejtues të përkohshëm të Prokurorisë së Tiranës, imagjistratin e ish-Prokurorisë së Përgjithshme, Arenc Çela. Mbledhja u mbajt një ditë pas shkarkimit të prokurores Elisabeta Imeraj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Elisabeta Imeraj nuk është më kryeprokurorja e Tiranës. Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht për shkarkimin e saj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional. Vetë Imeraj tha se kurrë në jetën e saj nuk ka pasur as në pronësi dhe as në bashkëpronësi pasuri. Ndërkohë që shtoi se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur me urdhër të dikujt, por s’ka përmendur asnjë emër.