Finalja e madhe e Conference League ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta brenda zonës “Vip” në stadiumin “Air Albania”. Pavarësisht përplasjes së forta si përfaqësues të dy institucioneve Meta dhe Rama siç duket dhe në foton e siguruar nga gijotina.com janë ulur fare pranë njëri tjetrit ndërsa afër tyre ndodhet dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.
Finalja e madhe e Conference League në stadiumin “Air Albania” startoi pak momente më parë ndërsa dy skuadrat e Romës dhe Feyenoord kërkojnë të dërgojnë në shtëpi trofeun e madh.
Të dy liderat njihen si sportdashës ndërsa nuk dihet ende se për cilën skuadër bëjnë tifo sonte. Conference League është një mundësi e mirë për promovimin e Shqipërisë ndërsa të paktën 300 gazetarë pritet të raportojnë finalen e madhe.
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...









