Në prag të finales së madhe të Conference League e cila zbret në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, tifozët e të dyjave skuadrave Feynoord dhe Roma kanë nisur nga festa. Së fundmi, një parashutë me simbolet kombëtare shqiptare, shqiponjën dhe flamurin Italian ka pushtuar qiellin e Tiranës.
Si duket nga radhët e shqiptarëve të shumtë janë ata që mbështesin skuadrën e Romës. Ndërkohë në stadium ka nisur futja e tifozëve 3 orë para ndeshjes së madhe me qëllim mbajtjen në kontroll të situatës.
Sjellim në vëmendje që gjatë mbrëmjes së djeshme pati përplasje mes tifozëve holandez dhe policisë së shtetit, ndërsa mbeten shumë të lënduar.
Pas përleshjeve të shumta ishin shoqërimet dhe arrestimet në radhët e tifozëve ndërsa pati dhe riatdhesime.