Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte i armatosur. Mësohet se shtetasi me iniciale R.H, u kap në Fushë-Krujë edhe pse në “Arrest shtëpie”. Gjatë kontrollit fizik të tij, policia i gjeti një çantë, armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Për shtetasin në fjalë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtejes në punë”. Gjatë aksionit, policia ka kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe ka goditur një rast të bimëve narkotike dhe i mbajtjes pa leje të lëndëve eksplozive.