Në prag të finales së madhe të Conference League mes Romës dhe Feynoord, Tiranë u kthye në shesh beteje me sulme dhe incidente të dhunshme mes tifozëve holandeze dhe policisë së shtetit.
Ndërhyrja e policisë solli arrestime, riatdhesime të detyruara të tifozëve dhe mjaft të shoqëruar. Rreth pesëdhjetë ultras romanistë u ndaluan nga policia. Dy autobusë me rreth 70 tifozë janë hipur direkt në tragetin për në Itali me masë administrative me rrethanë rënduese se kanë shkaktuar trazira, ndoshta nuk do të lejohen të shkojnë në stadiumet e Evropës.
Rreth 15 holandezë të arrestuar, dy shtetas shqiptarë, dy italianë dhe të paktën një duzinë policë të plagosur (njëri në gjendje të rëndë), qytetarë të tmerruar nga sulmet e dy ultrafronteve ndaj policisë që po përpiqeshin t’i ndalonin, shkruan Corriere Della Sera në një artikull kushtuar asaj që ka ndodhur në Tiranë në orët e fundit.
Shqetësuese mbetet situata pas ndeshjes dhe sidomos kthimi i tifozëve në Tiranë për të ndjekur ndjeshjen mbrëmjen e sotme.
Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit
Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...