Gjatë një ceremonie zyrtare, kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, komandantit të Komdanës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë.
“Ofrojmë shprehjen më të thellë të mirënjohjes, personi që nderojmë është gjeneral dhe ndoshta ,mund të jetë hera e fundit që kam privilegjin të nderoj një gjeneral.
Ai u tregua shumë i sjellshëm duke thënë se ka marrë çdo yll dhe medalje që shteti amerikan jepte, kështu që shtimi i një tjetër embleme në uniformën e tij është privilegj. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë pro-amerikanë.
Ndonjëherë miqtë tanë evropianë ndiejnë një lloj kureshtie se si ndodh që Shqipëria, shqiptarët janë ka pro amerikanë. Jam i sigurt që përherë nëse disa prej tyre nuk janë familjarizuar me historinë tonë mund të dukemi budallenj për ta thënë troç, ne mund të jemi gjithçka por nuk jemi budallenj.
Ne jemi këtu në këtë pjesë historie të lidhur kaq fort me këtë aleat dhe këtë mik, falë edhe një pjesë tjetër të historisë që e ndërpreu këtë marrëdhënie e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e saj. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e patën pikënisjen 100 vjet më parë.”, tha ai.