“Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ka bërë bashkë Presidentin e Republikës Ilir Meta, si një nga organizatorët e këtij aktiviteti dhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim.
Ndonëse nuk është takimi i parë mes tyre në një aktivitet, ambasadorja e SHBA ka shtrënguar duart me Presidentin Meta dhe madje e ka falënderuar për aktivitetin.
“Falënderoj Presidentin Meta për organizimin e këtij forumi”, tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Meta dhe ambasadorja Yuri Kim nuk janë parë bashkë që pas zgjedhjeve të 25 majit, ku Presidenti akuzonte ambasadoren se po ndërhynte në punët e brendshme të vendit, duke mbajtur anën e qeverisë.