Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini është shumë aktive në rrjetet e saj sociale. Ajo njihet për fotot e saj seksi në Instagram duke u shfaqur shpesh provokuese. Gjithashtu në rrjetet e saj sociale nuk mungojnë as postet me babain e saj, me të cilin ka një raport shumë të mirë.
Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin e saj social TikTok një video ku shihet së bashku me Sabianin.
Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi i thotë se edhe do të martohet një ditë.
“Edhe unë do të martohem një ditë, nuk mund të rri këtu përgjithmonë”.
Nga ana tjetër, Sabiani bën komentin epik edhe pse në formë shakaje.
“Po pse të mos rrish, sapo të kanë dalë dhëmbët e pjekurisë”.
Kujtojmë se, Kiesi ndan shpesh video të tilla në llogarinë e saj në TikTok. Pak kohë më parë ajo publikoi një tjetër video me Sabianin, ku i kërkonet leje për të dalë në takim me djem.
Këngëtari ka treguar shpesh edhe gjatë qëndrimit të tij në BBV, marrëdhënien e mirë që ka me vajzën e tij Keisin. Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sabianit kur ai ishte pjesë e reality-shoët, duke postuar herë pas herë në Instagram foto apo dedikime.