Gazetarja e kronikës së zezë, Etleva Delia e ftuar në emisionin “Open” ka zbardhur dëshminë e policit Ludian Zaimit pas vrasjes së kolegut Çaush Saliasi. Delia tha se autori është shprehur që viktima e ka bullizuar prej një kohë të gjatë dhe situata ka agravuar derisa ai ka vendosur ta qëllojë dhe ta vrasë në ambientet e Komisariatit nr.3.
Ndërkaq, Delia ka zbardhur me detaje momentin e krimit të rëndë duke u shprehur se viktima ka arritur të shpëtojë edhe kolegët e tjerë përmes një lëvizje.
Etleva Delia: Ai pretendon se është bullizuar prej disa muajsh nga efektivi tjetër. Është ndjerë i fyer, se thotë se çfarë e kishte fyer kolegu. Ndërkohë që të tilla fyerje nuk i kishte adresuar te eprorët e tij. Deri tani askush nuk ka pasur dijeni për konfliktet që kishte me kolegun. Nuk duket se gjithçka ka ndodhur nga një sherr i momentit. Ai në video shfaqet i qetë.
Julian Kasapi: Kjo është gjatë momenteve të instruktazhit. Kemi dhe mosreagim nga kolegët.
Delia: S’më ngjan se viktima e ka folur diçka. Autori pretendon se është fyer dhe e i ka thënë; di do e lëmë këtë muhabet, si do e zgjidhim. Pasi nuk ka reaguar viktima, ai e ka qëlluar. Ky është qëndrimi i autorit. Nga sa shohim në pamje, kolegu tjetër nuk ndërhyn. Kolegët e tjerë po i vijnë në ndihmë kolegut të plagosur.
Karamuço: Ajo që më bën përshtypje është fakti se shihni se sa i qetë është personi. Ka pasur një debat mes tyre. Ata janë duke punuar në pc. Ata janë në një moment qetësie. Policia ka orare të tejzgjatura. mendoni sikur agresivitetin ta kishte vazhduar më tej, pasi personi në të tilla situata mund të agravojë. Shyqyr që u tërhoq për t’u larguar.
Delija: Efektivi i plagosur e shtyn derën me këmbën se lejon që të futet brenda autori. Autori hap derën dhe vazhdon të qëllojë, ndërkohë që i plagosuri e mbyll derën. Ata, kolegët, kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni të konfliktit që kanë pasur.