Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një baba ka qëlluar me armë djalin e tij. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Agios Andrianos, Nafplio.
Mësohet se babë e bir para ngjarjes u konfliktuan me njëri-tjetrin ndërsa situata doli jashtë kontrollit dhe babai qëlloi djalin e tij 40-vjeçar dhe e plagosi në këmbë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë ndërsa kanë arrestuar 63-vjeçarin ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.
Departamenti i Sigurisë së Nafplios po kryejnë hetimin e rastit.