Pas ndarjes së bujshme me aktoren Rudina Dembacaj, ish partneri i saj Aleksandër Varfaj po shijon prej kohësh romancën e tij me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza.
E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun ndaj dhe në postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale që ai publikon përpiqet që ta mbajë të fshehtë identitetin e partneres së tij për ndjekësit duke postuar fotografi që nuk i shihet fytyra.
Partnerja e re, është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me aktoren e njohur Rudina Dembacaj.
Nga ana tjetër, duket se çifti tashmë po shijojnë lidhjen e tyre së bashku me praninë e vogëlushes. Ish-partneri i aktores publikon shpesh herë fotografi të vogëlushes së tij duke i shprehur dhe dashurinë e madhe që ka për të.
Mirëpo në postimin e tij së fundmi ku ka publikuar një foto të Viktorias, është vënë re komenti i partneres së Aleksandrit ku mund të shihet dhe dashuria që ajo ka gjithashtu për vajzën e tij duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre shkon në raporte shumë të mira.
Krahas fotografisë, ajo ka bërë komentin epik për të.
“E dashuruar me ty si babi dhe e dashuruar akoma më shumë me vajzën që ti ke rritur.”
Së fundmi, thuhet se çifti kanë nisur edhe bashkëjetesën së bashku. Lidhja e tyre është konsoliduar dhe tashmë ata kanë zyrtarizuar lidhjen duke prezantuar edhe familjet e tyre.
Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë mekaniku, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua. Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj.