Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar të cilët po shijojnë një dashuri të pastër prej shumë vitesh. Një tjetër bebe? Kjo është pyetja që njerëzit gjithmonë pyesin për më shumë por Ermali dhe Amarda për momentin planifikojnë të marrin vetëm një qen.
Kështu u shpreh vetë Ermali i ftuar në një intervistë për emisionin “Në kurthin e Piter Panit”. I pyetur nëse ai dhe Ami duan të bëjnë bebin e tretë Ermali tha: “Ne tani do bëjmë një qen”, por vogëlushi insistoi dhe vazhdoi ta pyeste: “Doni të bëni një çun apo një gocë?” Dhe sërish me humor Ermali u përgjigj: “Nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi”.
Megjithatë ndonëse nuk është në planet e tyre të afërta, në të ardhmen, Ermali tha se do dëshironte edhe një çun tjetër.
“Dy gisht mjaltë” ishte prodhimi i parë i Ermalit, por nuk mbeti me aq. Ai dhe Elvana, dy protagonistët e filmit, së shpejti do të nisin xhirimet për serinë e dytë të komedisë. Pyetjes nëse i ka mbaruar mjalti me Elvanën, Ermali iu përgjigj: “Në fakt, Elvana është një koshere bletësh, mjalti i së cilës nuk mbaron kurrë. Dhe meqë jemi këtu, në vitin 2023 unë dhe Elvana do bëjmë “Dy gisht mjaltë 2”.
Por për çfarë e ngre zërin Ami më shumë në shtëpi? Ermali tha se ajo nuk e ka në natyrë të ngrejë zërin, ama grindjet mes tyre, pa dyshim që ndodhin.
“Për çfarë mund të grindemi ne më shumë? Sigurisht, për fëmijët, që unë të merrem më shumë me mësimet e Joelit. Po unë kam edhe mësimet e mia, që mezi i bëj. Një njeri vetëm një palë mësime mund të bëjë.”