Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ishte pjesë e takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili u mbajt sot përmes një videotelekonference. Takimi u zhvillua nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, z.Lloyd Austin. Në këtë takim morën pjesë ministra të Mbrojtjes dhe përfaqësues nga fro 44 vende të botës. Pjesëmarrësit u përditësuan mbi situatën aktuale në Ukrainë.
Ministrat dhe organizatorët nënvizuan rëndësinë e takimeve të kësaj natyre. Ministria e Mbrojtjes shqiptare konfirmoi edhe një herë angazhimin e Shqipërisë në dimensionin politik-diplomatik, humanitar dhe ate ushtarak.