SPAK ka nisur hetim pasuror për 8 grupet kriminale që u goditën pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Prokuroria e Posaçme përkrah hetimit penal, do kalojë në sitë edhe pasuritë e të 32 personave të akuzuar si pjesë e grupeve kriminale, familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.
Hetimi synon identifikimin e çdo pasurie, të luajtshme dhe paluajtshme. SPAK pritet të kërkojë informacion në bankat e nivelit të dytë për të gjitha llogaritë bankare të tyre.
Shkresa për të verifikuar pasuritë e këtyre personave do dërgohen edhe në institucionet e agjencisë së pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre e familjarëve apo jo.