Berisha kryetar i PD, VOA: Përfaqësues të diplomacisë amerikane s’do kenë kontakte me të – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha kryetar i PD, VOA: Përfaqësues të diplomacisë amerikane s’do kenë kontakte me të

07:28 | 23/05/2022
në Shqiperi
0

Në Shqipëri, mbështetësit e Grupit të Rithemelimit zgjodhën sot Sali Berishën kryetar të Partisë Demokratike.  Komisioni i zgjedhjeve bëri të ditur se zoti Berisha u zgjodh kryetar me 40 mijë e 820 vota, ose 93.45 për qind të votave.

Konkurrenti tjetër, Ibsen Elezi, mori 2 mijë e 532 vota ose 5.8 për qind e votave, ndërsa gjithsej në votime morën pjesë 43 mijë e 680 anëtarë të Partisë Demokratike.

Berisha e quajti rizgjedhjen dhe procesin si “mrekullia e vërtetë shqiptare në shekullin 21”. Në një fjalë të shkurtër pas publikimit të rezultateve zgjedhore, ai tha se “misioni është që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meritoi pushtetin” dhe se “duhej bërë gjithçka që ëndrrat e të rinjve të bëhen realitet në këtë vend”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Partia Demokratike dhe grupi i saj parlamentar janë ndarë në pro dhe kundër zotit Berisha, nga koha kur ai, dhe familja e tij, u shpallën nga Departamenti amerikan i Shtetit si persona të papërshtatshëm për të vizituar SHBA-të, për shkak të korrupsionit madhor dhe cënimit të demokracisë.

Berisha nisi atëherë një tur nëpër Shqipëri për të sqaruar qëndrimet e tij, të quajtur “Foltorja”, dhe brenda pak muajsh rimori kreun e Partisë Demokratike, së bashku me Grupin e Rithemelimit. Ish kryetari Lulzim Basha, që e përjashtoi atë nga partia, tashmë ka dhënë dorëheqjen.

Përfaqësues të lartë të diplomacisë amerikane, që kanë vizituar Shqipërinë, janë shprehur se nuk do të kenë kontakte me zotin Berisha, as me Partinë Demokratike, nëse ai kthehet në krye të saj.

Një pjesë tjetër opozitare po përfaqësohet nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, i cili po takohet rregullisht me diplomatët amerikanë dhe po negocion me socialistët e shumicës për presidentin e ri.

Të dyja palët nuk e njohin njëra tjetrën dhe një proces gjyqësor po vazhdon në Apel për të marrë përfaqësimin e Partisë Demokratike.

Nesër parlamenti zhvillon një raund të dytë për zgjedhjen e presidentit, i cili pritet të dështojë për mungesë kandidaturash.

Socialistët po bisedojnë me përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, dhe janë shprehur se nuk do ta negociojnë zgjedhjen e presidentit të ri me persona të shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara./VOA

 

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksident në Astir, kamioni përplaset me taksinë

Aksident në Astir, kamioni përplaset me taksinë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com