Ish-konkurrenti i programit të dashurisë “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, së fundmi në një intervistë ka sqaruar statuset e dyshimta që po qarkullojnë në rrjete sociale, të cilët ndjekësit i konsideruan si thumbim ndaj ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.
I ftuar për emisionin “FitStation” në “Neës24”, Atdheu ka komentuar për ribashkimin e mundshëm dhe të shumë komentuar të moderatores Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.
“E kam thënë në fillim që do ribashkohen, e duan shumë njëri-tjetrin, suksese ju uroj, unë kam qejf t’i shikoj mirë. Sa postoj diçka e lidhin me diçka tjetër. E kam thënë që nuk i bëj kastile, por nëse ka ndodhur një gjë për momentin pse duhet të pres 3 ditë derisa të harrohet që të postoj unë te Instagrami im. Njerëzit e keqkuptojnë”.
Së fundmi, Atdheu zbuloi se çfarë nuk do të bënte kurrë në emër të dashurisë.
“Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë”.