Një person është gjetur i mbytur në lumë nga disa peshkatarë në Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, viktima e mbytur është gjetur në lumin e fshtatit Deiq të Klinës. Sipas policisë peshkatarët kanë tentuar ta nxjerrin këtë person, por s’kanë arritur.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësit si dhe janë lajmëruar ekipet e FSK-së. “Sot rreth orës 08:15 nga disa peshkatarë që kanë qenë duke peshkuar në fshatin Deiq komuna e Klinës, kanë vërejtur një person në ujë. Kanë tentu me nxjerrë trupin por pa sukses, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, zjarrfikësit dhe janë në kërkim të trupit ose personit që është verejtur në ujë”, u shpreh zëdhënësi i POlicisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Gazetën Express.