Një furgonë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në rrugën Levan-Tepelenë. Automjeti i markës “Opel” me targa portugeze me shpfer shtetasin italian me inicialet R.Z. është përfshirë nga flakët rreth orës 21:00 pranë fshatit Rromës të Mallakastrës.
Fati i mirë ka ndjekur 67-vjeçarin i cili nuk është lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një defekt në mjetin që është shkatërruar plotësisht.
Policia raporton se nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale dhe se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.