Në kujtim të 1-vjetorit të vdekjes së vogëlushit sirian gjatë përpjekjeve për t’u futur në vendet e Europës, disa artistë turq vendosën ta kujtojnë duke krijuar portretin e tij të fundit si vepër arti me rërë në vendin ku u gjet i vdekur.
Fotoja e tij ishte aq goditëse për faktin se vogëlushi dukej sikur po flinte gjumë. Emri i tij ishte Aylan dhe ai ishte vetëm 3 vjeç. Aylan u mbyt bashkë me nënën dhe vëllanë e tij 5 vjeç, pasi u larguan nga lufta në Siri në përpjekje për të mbërritur në Europë.