Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano gjatë deklaratës për gazetarët është ndalur sot te operacioni “Plumbi i artë” i SPAK, ndërsa theksoi se aksioni është ende në vijim.
Ai u shpreh se kanë nisur hetimet nëse operacioni i POlicisë së Shtetit dhe SPAK ‘Plumbi i artë’ u dekonspirua.
Pyetje:
Sot edhe SPAK po jepe masat e sigurise,14 prej tyre ende nuk jane kapur keni info nese ky megaoperacion eshte dekonspiruar?
Gledis Nano: Ne bashke me SPAK jemi ne operacion e sipër ne nuk jemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bere mediatike edhe zhvillimet e fundit qe kemi pasur dje dhe sot ne mengjes. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke hetuar bashke me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese me qëllim që të jemi në një informacion të saktë se çfarë ka ndodhur dhe nëse diçka e tillë ka ndodhur gjithsekush duhet të mbaj përgjegjësi nëse ka dekonspiruar informacionin i kujdo strukturë qoftë.
Ndonjë detaje nga mëngjesi?
Gledis Nano: Jo nuk kemi detaje nga mëngjesi sepse operacioni është ne zhvillim.