Dy nga të arrestuarit gjatë operacionit “Plumbi i artë” kanë dalë para Gjykatës pa avokatë mbrojtës. Asllan Plakut iu kërkua nga gjykatësja të deklarohej nëse kishte avokat mbrojtës. Ai përmendi emrin e avokatit të tij ndërsa u shpreh se mbase ai nuk ishte i pranishëm në seancë. I pyetur nga Gjyqtarja, ai tha në seancë: e kam takuar në burg, mendoja se do vinte, ndoshta nuk e ka paguar dikush, ndoshta nuk ka patur lekë për ta paguar.
Florenc Çekrezi, një tjetër i arrestuar u pyet për avokat, dhe deklaroi se nuk kishte. Kur iu kërkua arsyeja, ai tha se “Nuk kam para për ta paguar”.
Të dy ata ranë në rrjetën e SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, të cilit GJKKO i dha mësën arrest me burg nga shtrati i një spitali. Në dëshminë e tij Dumani ka zbuluar se Asllan Plaku ishte krahu i tij i djathtë ndërsa vrasjet e para i kreu me të.