Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr në Portin e Durrësit, brenda së cilës u gjet 59 kilogramë kokaine. Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. qymyr është porositur nga një kompani kromi shqiptare për të cilën nuk dihet në ka lidhje me drogën. Sipas të dhënave të siguruara anija e mallrave Unistream është ankoruar në portin e Barraquilla në Kolumbi mbrëmjen e 23 prillit. Pasi është ngarkuar me qymyr, rreth mesditës së 26 prillit ka nisur lundrimin me destinacion final portin e Durrësit ku ka mbërritur rreth orës 10: 40 të datës 16 maj.
Kjo është hera e tetë brenda pak kohësh që në mallrat e importuara në portin e Durrësit policia gjen drogë. Risia këtë herë qëndron tek fakti se kokaina nuk erdhi e fshehur në banane por në qymyr.