2 raste vetëvarje janë raportuar ditën e sotme, çka kanë tronditur tepër qytetarët. Bëhet m dije se, njëri nga lajmet e hidhura është dhënën në fshatin Karbunarë, Lushnjë. Bëhet me dije se në orët e para të mëngjesit është gjetur nga familjarët saj, e vetëvarur, shtetasja F. R., 53 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima vuante nga depresioni.
Vetëm pak më vonë është raportuar një tjetër rast vetëflijimi. Bëhet me dije se në fshatin Gradishtë, Divjakë, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur, shtetasi S. B., 88 vjeç. Edhe për këtë rast dyshimet e para janë se vuante nga depresioni. Gjithsesi, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.