Vendimi për zëvendësimin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ndoz Mazi” ka revoltuar nxënësit e këtij institucioni arsimor. Ata kanë zhvilluar mëngjesin e kësaj të premteje një protestë duke bojkotuar orët e para të mësimit.
Pritet që drejtoresha aktuale Valbona Idrizi të largohet për tu zevendësuar nga një drejtues tjetër i cili ka kryer shkollën e drejtorëve.
Bëhet me dije se janë hapur procedurat për përzgjedhjen e drejtorit të ri, ku përveç Idrizit në garë janë dhe dy kandidatë të tjerë.