Një lokal në pronësi të një polici është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit në Shkodër. Gijotina.com siguron foton e efektivit Ndrek Rrasa, biznesi i të cilit u shpërthye me tritol. Ndërkaq autorët nuk u mjaftuan me aq por i vendosën flakën edhe një furgoni të parkuar para lokalit.
Ngjarja ndodhi në orët 02:20 të mëngjesit të kësaj të premte në fshatin Grudë e Re. Dëmet materiale janë të shumta ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen.