Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj është përfolur shumë në rrjet për shkak të historisë së dashurisë mes shoqes së saj të ngushtë Bora Zemanit dhe aktorit të humorit Donald Veshaj, të cilëve thuhej se ajo iu ka dedikuar edhe këngën e saj “Mos u Kthe.”
Edhe pse të gjitha komentet në lidhje me këngën e saj mbeteshin dyshime, vetë Semi e ka pranuar për herë të parë se kënga e titulluar “Mos u Kthe” pasqyron ndjesitë e Bora Zemanit pas tradhtisë së Donald Veshajt.
Në një video që po qarkullon në rrjet, ku Semi është e ftuar në emisionin e ish-banorit të “Big Brother Vip”, këngëtarja i është përgjigjur Donaldit duke thënë se duke ditur bëmat e tij dhe ndjesinë e shoqes së saj ajo aty ka gjetur frymëzim.
“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga.”
Semi Jaupaj është shfaqur gjatë ditës së sotme krah Donald Veshajt që pas daljes nga “Big Brother Vip”, duke lënë kështu të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar.
Kujtojmë se këngëtarja ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj të titulluar “Ani”, tekstin e të cilës ndjekësit përsëri e kanë lidhur me historinë Bora-Donald. Gjatë këngës Semi Jaupaj flet për një djalë që tradhton të dashurën e tij i cili është i penduar, ndërsa ajo shprehet “nuk e di a do mundem ndonjëherë të ta fal.”