Operacioni i SPAK për të arrestuar kokat e botës së krimit pas dëshmisë së Nuredin Dumanit vijon ende.
Mësohet se të paktën 18 persona janë vënë pranga deri më tani. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme SPAK do të ketë një komunikim zyrtar këtë të enjte në lidhje me mega opoeracionin e nisur prej mëngjesit të sotëm për arrestimin e “kokave” të grupeve kriminale, emrat e të cilëve janë zbuluar pas dëshmisë që ka dhënë Nuredin Dumani.
“Sot në orën 13.00 në ambientet e SPAK do të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me masat e sigurim arresteve që janë nxjerrë nga SPAK”, njofton SPAK.